Njofton Fabrizio Romano: 16-vjeçari nga Mitrovica transferohet te skuadra portugeze

Mesfushori 16-vjeçar me prejardhje nga Mitrovica, Dijar Ferati, së shpejti pritet t’i bashkohet ekipit portugez, Rio Ave.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv, Fabrizio Romano, i cili tha se Ferati, pavarësisht interesimit nga klubet italiane dhe gjermane, do t’i ndjek planet e “Marinakis Group” që ka aksione në disa klube, përfshirë Nottingham Forest, Olympiacosit në Greqi dhe Rio Aves në Portugali.

Deri më tani, Ferati ka luajtur për klubin suedez Utskiktens, ku u transferua nga IFK Gothenburgu.

Ai po ashtu ishte ftuar në ndeshjet e nëntorit që të luaj për Shqipërinë U17, teksa në “Transfermarket” vlera e tij është 100 mijë euro.

Lexo edhe:  Mungesë e energjisë elektrike në disa zona të vendit