Njihuni me “kosovarin e rrallë” që i hyni dajak baxhanakut

Konfliktet në familjet kosovare shumë herë eskalojnë në kanosje serioze e përleshje, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Sipas burimeve të dy baxhanakët e njërës nga familjet e fshatit Hoçë të Qytetit të Prizrenit, pas një mosmarrëveshje mes vete, u përleshën fizikisht.

I dyshuari Egzon Xhahaj e goditi baxhanakun e tij me një mjet të fortë në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave viktima përfundoi në spital.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet e veta, i dyshuari ka rënë në duart e Policisë gjatë ditës së djeshme. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, teksa kundër të njëjtit është dërguar kallëzimi penal në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Lexo edhe:  Arrestohen një burrë dhe një grua në Prishtinë, dyshohet se mashtruan disa këmbimore