Njihuni me 82 vjeçarin nga Gjakova që do të bëhet pjesë e Bigut, të qëndrojë me Luizin e “çikat e reja”

Banori i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli po gjen përkrahje edhe prej fshatit Doblibare të Gjakovës.

Në hyrje të fshatit banorët kanë vendosur një pankartë duke shkruar “Jemi me ty Luiz”.

I madh, i vogël e shikojnë vazhdimisht lojën e tij, por të marteve e të shtunave nuk del askush prej shtëpisë gjatë kohës kur është spektakli.

Televizorit nuk i largohet as Ton Pergega i cili nuk heziton të tregojë sesa shumë i pëlqen banori më i komentuar i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“82 vjet i kom po vazhdimisht e kqyri Big Brother, deri në ora 1 a 2 të natës rri qut”, ka thënë Pergega për T7.

82 vjecarit i ka pëlqyer mjaftë shumë pankarta e vendosur në fshatin e tij, duke treguar kështu që i ndjek edhe banorët e tjerë.

Edhe pse ka 82 vjeç, Ton Pergega ka dëshirë të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Kam dëshirë më nejt me djem e qika të reja”, shtoi Pergega.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  Burimi: 200 mijë euro do t’i marr unë