Nëse porosisni fantë në disa lokale mund të ju quajnë “katunar” ose edhe nuk ju shërbejnë fare

Në Kosovë është krijuar një paragjykim interesant, se personat që porositin fantë konsiderohen si “katunar”.

Kjo shprehi është krijuar nëpër disa lokale të cilat e llogarisin veten si më elite, shkruan Jepi zë.

Përveç pijes, disa kafiteri i ndalojnë qytetarët edhe të hyjnë brenda, duke ju kërkuar rezervime, ani pse jo gjithëherë është e nevojshme rezervimi, përjashtimisht ditëve të vikendit.

Poashtu nëse arrijnë të futen brenda dhe të gjejnë tavolina, atyre nuk ju shërbehet ndërsa zakonisht vendosen shishe të zbrazta kinse janë të rezervuara ato tavolina, shkruan Jepi zë.

Si shkak i këtyre paragjykimeve në një kafiteri të Prishtinës, një person ishte vrarë kohë më parë, ndërsa ditë më parë i njejti lokal ishte demoluar nga disa persona.

Lexo edhe:  Fatura e shtrenjtë e rrymës, Jupolli i "kërkon" borxh Buzhalës: A m'i gjenë 300 euro deri n'rrogë?