Njësitë speciale të pranishme në oborrin e komunës në Leposaviq

Sot në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut do të votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë.

Në listën votuese janë 46 mijë e 556 qytetarë ose 1 mijë e 461 më shumë në krahasim me zgjedhjet e 23 prillit 2023.

Qendrat e votimit në Leposaviq janë hapur në orën 07:00, raporton mediumi në gjuhën serbe.

Materiali zgjedhor është dërguar në qendrën e votimit në objektin e komunës, ku ka edhe njësi speciale të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Lajmi fundit: Hedhet shok-bombë tek një familje afër banesave tek “Tre Rrokaqiejt” në veri