Njësia Speciale Intervenuese do të protestojë përsëri më 7 nëntor
Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmëruar protestë të re më 7 nëntor, ditën e martë, pasi një të tillë e kanë mbajtur dy ditë me parë.
Kallxo raporton se NJSI e kanë dorëzuar edhe paralajmërimin e protestës në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.
Protesta sërish do të organizohet për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.
Protesta e re do të mbahet në ditën e martë dhe pritet të fillojë nga ora 12:00. Në këtë protestë do të dalin përsëri pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.
Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë thënë se Kosova nuk ka mundësi finaciare për t’i përmbushur kërkesat e NJSI-së.