Një video në ‘TikTok’- Arsyeja banale që çoi deri tek vrasja e djeshme në Lipjan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.

Si pasojë e një përleshje mes katër personave, Agim Xani, 57-vejçar, ka mbetur i vdekur dhe i biri i tij përreth 15 vjeç është plagosur.

Xani nuk arriti t’i mbijetonte plagëve nga therja me thikë që mori.

Insajderi raportoi se i dyshuari për sulmin është Skender Krasniqi dhe djali i tij. Krasniqi më herët kishte sulmuar edhe drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat Tërpeza.

Mediumi merr vesh nga burimet e saja se e gjithë ngjarja ndodhi si shkak i një konflikti për një video në rrjetin social ‘TikTok’.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e konfirmoi rastin tragjik . Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash

“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.  Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njoftoi dje Ahmeti.

Lexo edhe:  “Hor ju boj”, Mihrije Braha shpërthen ndaj komentuesve që shajnë e ofendojnë, thotë se do t’i denoncojë edhe në polici