Një shqiptar u dënua 15 vjet burgim për masakrën e Izbicës  

Një shqiptar dënohet për vrasjen e shqiptarëve. Muhamed Alidemaj është dënuar vetëm me 15 vjet për pjesëmarrjen në Masakrën e Izbicës më 1999.

Sipas aktakuzës, Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e 130 civilëve shqiptarë.

Në anën tjetër, për dispozivitin e dytë gjykata shpalli aktgjykim refuzues, kjo pasi prokuroria nuk kishte arritur të vërtetonte faktin se i njëjti kishte marrë pjesë edhe në zhvarrosjen e viktimave.

Gjyqtari Vesel Ismaili në arsyetimin e tij pas leximit të aktvendimit pohoi se duke analizuar të gjitha provat e duke dëgjuar të gjithë dëshmitarët, është vërtetuar se Alidemaj ka qenë pjesë e forcave serbe dhe ka marrë pjesë në masakrën përkatëse.

Siç raporton Betimi për Drejtësi, Alidemaj akuzohej se në bashkëkryerje, e ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Lexo edhe:  Vodhën rreth 8 litra naftë në Skenderaj, arrestohen të dyshuarit