Një serb futet “në të zezë” në Kosovë – arrestohet nga Policia, por lirohet nga Prokuroria
Policia e Kosovës ka evidentuar një rast të kalimit të paautorizuar të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Sipas njoftimeve, një shtetas serb është identifikuar gjatë kontrollit kufitar, ku dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për kalim të paautorizuar të kufirit.

