Një pjesë e Prishtinës pa rrymë, KEDS del me njoftim

KEDS ka bërë të ditur se një linjë e nënstacionit Prishtina 6 aktualisht është jashtë funksionit.

Si pasojë, në njoftimin e tyre thuhet se një numër i caktuar i konsumatorëve tanë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.

”Ju informojmë se linja 110/10 kV në nënstacionin Prishtina 6 aktualisht është jashtë funksionit.
Si rezultat i kësaj , një numër i caktuar i konsumatorëve tanë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Ekipet e KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes dhe presim që brenda pak kohe furnizimi me energji elektrike do të rikthehet.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!

 

Lexo edhe:  Papa Françesku përshkruan momentin kur ra në dashuri: E kisha të vështirë të falesha, nuk më hiqej nga mendja