Një person sulmon me shkop druri 41-vjeçarin në Fushë Kosovë, ia thyen dorën

Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpesh herë përfshihen edhe në përleshje fizike. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Në një sherr janë përfshirë dje edhe dy persona në rrugën ‘Nënë Tereza’ në fushë Kosovë, ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht një 41-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka marrë lëndime trupore si pasojë e goditjeve me një shkop druri dhe si pasojë është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali mëson se pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se viktima ka pësuar frakturë në dorë dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore, gjendja e tij është stabilizuar.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, pasi i njëjti menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar për në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Tre vëllezër bëhen llom në Prishtinë, rrahen pasi s’u morën vesh për ndarjen e parave