Një person sulmon fizikisht një tjetër në Skenderaj, policia arreston të dyshuarin

Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një person tjetër, shkruan portali rajoni.org.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:02 në rrugën “Azem Bejta” në qytetin e Skenderajt.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Mësohet poashtu së nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

Lexo edhe:  Ndërpritet greva në Podujevë, drejtori i Arsimit tregon se në cilat shkolla po mbahet mësimi