Një person kanos me sëpatë disa qytetarë në Prishtinë, thyen xhamat e një lokali

Një person dyshohet të ketë kanosur disa qytetarë në Prishtinë.

I dyshuari e kreu sulmin me një sëpatë, me të cilën ka thyer edhe xhamat e një lokali.

Sipas raportimit të qytetarëve, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta i riu nga Gjakova – nesër i jepet lamtumira e fundit