Një person ka hypur tek penda e Liqenit, Policia po negocion me të që të mos hidhet
Një person ka hypur në pendën e Liqenit te Livoqit në hyrje të Gjilanit.
Personi që po qëndron në pendë po tenton të bëjë veprime vetëlënduese, shkruan “Jepi zë”.
Mësohet se Policia e Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po negociojnë me personin.
Një zyrtar policor po flet vazhdimisht me të dhe po mundohet ta bind që të largohet.