Një person i armatosur me veprime agresive ndajKFOR-it në veri, arrestohet nga Policia e Kosovës

KFOR ka njoftuar për një incident që ka ndodhur sot në Mitrovicën Veriore, ku një person i dyshuar ka kanosur një patrullë të karabinierëve italianë në afërsi të Urës së Ibrit.

Sipas njoftimit, pjesëtarët e KFOR-it janë detyruar t’i nxjerrin armët si pasojë e agresivitetit nga i dyshuari, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Ai filloi të sillej në mënyrë agresive ndaj një patrulle të Karabinierëve të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të misionit #KFOR të udhëhequr nga NATO.

Personeli i #KFOR-it u sigurua, përdori armët dhe e urdhëroi atë të ndalonte sjelljen e tij agresive.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme dy ekipe të Policisë së Kosovës. Ata rrethuan dhe arrestuan individin.“

Lexo edhe:  Rama ndan pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si “vëllaun e Vuçiqit”