Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Korminjanë të Gjilanit, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje pa shenja jete, me ç’rast mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar dëshmitarët e rastit, sipas të cilëve, i ndjeri jetonte i vetëm në shtëpi dhe dyshohet se ka rënë nga shkallët.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Lexo edhe:  Ky qytet i bukur po i paguan njerëzit 30 mijë euro për të jetuar atje