Një person e mban peng një grua brenda QKUK-së, intervenojnë edhe zjarrfikësit
Një person në orët e hershme të mëngjesit të së premtes e ka mbajtur peng një grua në njërën prej klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Për Klankosova.tv, Muhamet Reqani, komandant i batalionit të zjarrfikësve, ka thënë se e kanë asistuar Policinë e Kosovës në këtë rast.
“I dyshuari e ka marrë peng një person dhe ka tentuar të kërcejë nga aty, dhe e ka mbyllur derën e dhomës”.
“Ne e kemi asistuar policinë dhe në bashkëpunim me ata kemi arritur ta hapim derën”.
“Policia e ka kapur personin që kishte probleme, nga rasti nuk ka të lënduar”, ka thënë Reqani.