Një pacient ka ikur nga Qendra në Shtime

Një person që po trajtohej në Qendrën për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë (QIRSKP) në Shtime është larguar nga aty ditën e mërkurë.

Rastin e ka raportuar një infermier i Entit Speciale, derisa për viktimën nuk dihet asgjë deri tani.

“Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, pacient i entit është larguar nga aty dhe nuk dihet për ven ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, tha policia.

Rasti është në procedurë hetimore.

Lexo edhe:  Axha i Kurtit: Albini e ka shumë vështirë, i ka armiqtë edhe brenda edhe jashtë