Një nga viktimat e aksidentit në Vushtrri kishte publikuar pamje duke vozitur në 230km/h disa ditë më herët
Një 17 vjeçar dhe një 19 vjeçar nga Vushtrria janë viktimë e një vetaksidenti në trafik.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Vetura e “llomitur”, pamje nga aksidenti i tmerrshëm ku vdiqën 2 të rinj
Ndërkohë 02 Press merr vesh se një nga viktimat tri ditë më parë kishte publikuar pamje në rrjete sociale tek sa shihet duke vozitur 230km/h.
I njëjti kishte publikuar edhe një video që shihet duke hequr foljen errësuese nga xhami i përparëm i veturës.
E gjithë ngjarja ndodh derisa kishte veturën në lëvizje.
Ndryshe mësohet se dy viktimat kanë afërsi familjare.
Tragjedi për familjet Pllana, dy të rinjtë e vdekur në aksidentin në Vushtrri ishin të afërm!