Një këmbësor ka mbetur i vdekur në aksidentin në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën një këmbësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, përcjell Periskopi.

“Në vendin e aksidentit kanë dalur njësitë policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull”- deklaron Hoxha.

 

Ai ka thënë se rruga Prishtinë-Pejë, është e mbyllur përkohësisht, derisa thotë se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  Pa u larë, e pa vende për të fjetur - që 10 ditë 5 njësi policore të ngujuar në Jarinjë