Një ish-fitues dhe një finalist, dy banorë të rinj i bashkohen të shtunën shtëpisë së Big Brother

Dera e shtëpisë së “Big Brother VIP 3” do të trokasë dy herë këtë të shtunë dhe banorët do të mirëpresin dy banorë të rinj.

Fituesi i “Big Brother 3”, që bëri për vete publikun me lojën e tij të nxehtë, do të provojë këtë herë të triumfojë në formatin VIP të reality show-t.

14 vite më vonë, Jetmir Salaj është gati të garojë sërish për çmimin e madh, pasi produksioni konfirmon sot pjesëmarrjen e tij në “BBV”.

Djali nga Vlora, me lojën e tij të guximshme, por edhe romancën që krijoi në shtëpi me një nga banoret, Rezin bëri për vete publikun dhe në 15 maj 2010, shijoi fitoren dhe çekun e majmë.

Bashkë me te, në shtëpi hyn në spektaklin e ardhshëm një tjetër finalist, dj Liam Mandiaro. Me një strategji loje që u pëlqye nga shqiptarët, ai preku finalen e “Big Brother 5”.

E sigurt është që dy djemtë do të trazojnë ujërat dhe jo pak gjëra do të ndryshojnë në shtëpinë, me zhvillime dhe dinamika të reja çdo ditë. Por se si do t’i presin banorët ‘e vjetër’ dy hyrjet e reja, mbetet të ndjekim Prime-n e së shtunës, në një spektakël, që si gjithnjë, premton surpriza.

Lexo edhe:  Shkoi me mërgimtarin në motel, ia vodhi krejt çka kishte dhe iku – kapet 25-vjeçarja