Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Skenderaj
02 Press pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku një person dyshohet se është vrarë nga fqinji i tij.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.
Pllana tha se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, ku njëri nga ta nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas saj, dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
02 Press do të ju mbajë të informuar për detajet.