Një i mitur godet me veturë një këmbësor në Pejë, viktima dërgohet me urgjencë në QKUK

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Në të shumtën e rasteve, aksidentet shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali

Vetëm në 24 orët e fundit, janë shënuar 63 aksidente në trafik, ku njëri prej tyre ka ndodhur në Pejë dhe i dyshuar është një person i moshës së mitur.

I dyshuari derisa ishte duke lëvizur me një veturë në rrugën “Eliot Engel”, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka njoftuar se për pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Ndërsa i mituri që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës,  ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Lexo edhe:  Zyrtari spanjoll e takon Kurtin, ia jep lajmin e fundit për liberalizimin e vizave