Një i burgosur tenton t’i japë fund jetës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku njëri nga të burgosurit dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë me dije se viktima është dërguar me urgjencë në spital.

Bytyqi tha se sipas mjekëve, viktima ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente.

“Në orën 16:00 është raportuar në Spitalin Rajonal në Prizren është dërgu një viktimë që ka qenë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren edhe sipas informatave të para nga mjekët, dyshohet se i njëjti ka konsumuar medikamente duke tentuar që të kryejë vetëvrasje dhe i është dhënë ndihma e parë. Deri më tani është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Ndryshe, Sinjali mëson se viktima është D.M., i cili është i njohur për të kaluarën e tij kriminale.

 

Lexo edhe:  Grushta e shqelma në Prishtinë, rrahen brutalisht dy grupe në mes të rrethit