Një gur në rrugë i kushton qindra euro një shoferi në Prizren

Një incident është shënuar sot në rrugën që të çon drejt rrethrrotullimit në veri të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit. Një shofer ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e tij, pasi gjatë ngasjes ka goditur një gur që ndodhej në mes të rrugës.

Dyshohet se guri ka rënë nga ndonjë mjet transportues i ngarkuar me gurë,duke u bërë kështu burim rreziku serioz për pjesëmarrësit në komunikacion.

Për shkak të dëmtimit të veturës, shoferi është detyruar të kërkojë ndihmë përtë tërheqje, duke u përballuar me një kosto financiare për riparimin e automjetit.

Andaj të gjithë ne duhet të kemi kujdes maksimal, veçanërisht shoferët që transportojnë ngarkesa të rënda, si gurë apo dhe, të sigurojnë që materiali i ngarkuar të jetë i mbuluar dhe i sigurt gjatë qarkullimit.

Po ashtu, u bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të vëmendshëm dhe solidarë – në raste kur hasin në pengesa të tilla në rrugë, të ndihmojnë në largimin e tyre për të parandaluar incidente apo aksidente të mundshme.

Lexo edhe:  Hajnat i sakatojnë shtëpitë e mërgimtarëve, për një natë plaçkiten 6 shtëpi në Viti