Një grua shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë, përfundon në QKUK
Një qytetare është sulmuar sot nga qentë endacakë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në Parkun e lagjes Dardania.
Diellza Rama, tha se kjo ka mundur të përfundonte me fatalitet.
Ajo theksoi se po e pret një fëmijë pasi që është shtatzënë.
Qytetarja iu bëri thirrje Komunës së Prishitnës, që t’i jepet fund këtij problemi të kahmotshëm të kryeqytetit.