Një grua plaçkitet nga dy të armatosur në Prishtinë

Mesditën e djeshme një grua ka raportuar në Polici se është plaçkitur nga dy persona të armatosur në Prishtinë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet për procedura të mëtejme hetimore.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur  kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lexo edhe:  Nxënësit e SH.M.U “Mustafë Venhari” ndihmojnë përmes shitjes së kartolinave personat me nevojat të veçanta