Një grua në Fushë Kosovë rrahu disa fëmijë në shkollë e pastaj edhe babain e tyre, arrestohet nga Policia

Arrestohet një grua në Fushë Kosovë pasi ka sulmuar disa fëmijë në oborrin e një shkolle atje. Pas fëmijëve, e dyshuara ka sulmuar edhe babain e fëmijëve që i kishte sulmuar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka shkuar në oborrin e shkollës ka takuar të dyshuarën femër kosovare, duke i sulmuar-rrahur  fëmijën e tij, më  pastaj i njëjti është sulmuar nga  e dyshuara dhe nëna  e saj e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Policia e Trafikut në Gjakovë ndalon dy shoferë që po bënin gara shpejtësie, dënohen me nga 150 euro