Një grua arrestohet në Prishtinë, në gjendje të dehur sulmoi policët
Një grua është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar policët.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës rasti ka ndodhur rreth orës 23.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga Policia në raportin 24-orësh:
Prishtinë 21.09.2023 – 23:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.