Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në QMF – Malishevë

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ditën e djeshme rreth orës 13:55 një fëmijë/djalë është dërguar pa shenja jete në QMF në Malishevë.

Sipas njoftimin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet.

Njoftimi i policisë:

HETIM I VDEKJES

Malishevë / 09.03.2024 – 13:55. Qendra e Mjekësisë familjare në Malishevë ka njoftuar se në këtë qendër nga familjarët është sjellë një fëmijë mashkull/k pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.

Lexo edhe:  Aksident në Bardhosh të Prishtinës – Përfshihen tri vetura