Një femër në Ferizaj raporton se u dhunua dhe mbeti shtatzënë nga persona të panjohur

Një ngjarje i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, atje ku raportohet për një rast të dhunimit.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatëzënë.

Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.

Policia nuk ka bërë me dije nëse ka të arrestuar.

Lexo edhe:  Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës sot do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së