Një femër ia vjedh paratë një personi që ra e vdiq në rrugë

Zyrtarët policorë nga Sekotri i Punëve të Brendshme të Velesit, dje kanë privuar nga liria 32-vjeçaren R.S. nga Velesi i Maqedonisë së veriut, e cila dyshohet se nga personi T.Gj. (54) vjeçare ka marrë para.
Sipas kallëzimit, pasi T.Gj. ka rënë në rrugën “Ilindenska” para dyqaneve pranë Urës së Re në Veles dhe ka vdekur, R.S. i është afruar dhe i ka marrë paratë, njoftoi sot Biljana Gjakovska, zëdhënëse e SPB Veles.

E dyshuara është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër saj do të bëhet kallëzim përkatës, njoftuan nga MPB-ja e Velesit. T. Gj dje është sëmurë para dyqaneve afër Urës së Re në Veles, pas së cilës është thirrur Emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

 

Lexo edhe:  Mahmut Ferati i kushton këngë heroit, Agim Ramadani