Një ditë pas vendimit për tokat, Escobar shkon në Manastirin e Deçanit

Një ditë pas vendimit të Qeverisë për tokat e Manastirit të Deçanit, Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka shkuar atje për vizitë.

Dje, këtë vendim, emisari amerikan e cilësoi si të vështirë, por të nevojshëm. Ai me këtë rast përmendi institucionet e Kosovës.

“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë, por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunim”, tha ai, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë koment ai e dha pas takimit të parë me Vjosa Osmanin, presidenten e vendit, të cilën e quajti “garantuesen kryesore të marrëdhënieve Kosovë-SHBA”.

“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni garantuesja kryesore dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe faleminderit për këtë. Dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës.

“Pra, ne do të vazhdojmë t’i thellojmë marrëdhëniet tona në të gjitha linjat e interesave”.

Ndërkohë sot, në ora 15:30, Escobar do të takohet me Kurtin në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Sulmohet me armë zjarri familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt