Një 16 vjeçar në gjendje të rëndë pasi u ther me thikë, u dërgua për trajtim në QKUK

Një 16-vjeçar është dërguar në QKUK për trajtim si pasojë e plagëve të marra nga thika në Podujevë.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla tha për Gazetën Express se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe jo stabile.

”Është sjellë në QE një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohët, janë kry ekzaminimët e nevojshme, pacienti u dërgua në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë Abdominale dhe asaj torakale. Gjendje eshtë e rëndë dhe jo stabile.” ka thënë Syla.

Ai shtoi se i mituri ende gjendet në sallën operative të Emergjencës.

Ndërsa zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. deklaroi se informatën për incidentin e pranuan rreth orës 15:00.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia  ka arrestuar personin e dyshuar.

Në koordinim me prokurorinë, policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” deklaroi Ahmeti.

Lexo edhe:  87 vatra zjarri të regjistruara në vend – 8 ende aktive