Nisin hetimet ndaj Profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmime seksuale ndaj studenteve

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar ka inicuar rast “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj, ajo tha se aktualisht janë duke u marrë deklarata nga personat e përfshirë në këtë rast.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘ngacmimi seksual’, sipas KPRK-së. Ashtu siç iu kemi njoftuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht mund t’iu konfirmojmë se në kuadër të veprimeve hetimore janë duke u marrë deklarata të personave të përfshirë në këtë rast, si dhe veprime të tjera, konform dispozitave të KPPRK-së”, tha Ulaj.

Ndryshe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të pezulloj nga puna profesorin Xhevat Krasniqi i cili po dyshohet për ngacmim seksual ndaj studenteve.

Këtë e kanë bërë të ditur nga UP përmes një komunikate për media.

Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.”

Vendimi ka ardhur pas rekomandimit të Këshillit të Etikës

Lexo edhe:  Shkeli urdhrin mbrojtës dhe i shkoi gruas te puna, arrestohet 49-vjeçari në Fushë Kosovë