Nis një projekt i madh, Skënderaj do të lidhet me Zubin Potok
Qeveria e Kosovës sot ka nisur projektin e ri, i cili parasheh lidhjen infrastrukturore të zonës së Drenicës me zonën e Kolashinit.
Kjo po ndodh falë një rruge që ka filluar sot nga fshati Kuqicë i komunës së Skënderaj drejt fshatit Stërmc i Epërm i Zubin Potokut, e cila më pas do të përfundojë në fshatin Cerkolez që lidh magjistralen Mitrovicë –Zubin Potok.
Kjo rrugë që kalon përmes rezervatit të shtazëve të egra Dubuqak është e gjatë shtatë kilometra dhe është duke u financuar nga Qeveria e Kosovës, shkruan Rajoni.
Një benefit tjetër për banorët e kësaj treve është se ajo do të mundësojë, që të shijohen më lehtë bukuritë natyrore, që ofron kjo pjesë, e cila pothuajse deri më tani ka qenë e pamundur në mungesë të infrastrukturës rrugore.
Kjo është e para e këtij lloji që lidh direkt këto dy komuna dhe shkurton dukshëm largësinë mes tyre.