Nis ndërtimi i memorialit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë

Sot ka ndërtimi i memorialit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë, në vendin ku për herë të parë me 28 Nëntor 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës,

Është nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, që ka publikuar foto nga fillimi i ndërtimit të memorialit, ndërsa thotë se ky projekt nderon historinë tonë më të lavdishme dhe shërben si dëshmi për gjeneratat e ardhshme, për luftën dhe sakrificën e popullit tonë.

“Sot filluam ndërtimin e memorialit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë, në vendin ku për herë të parë me 28 Nëntor 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli publikisht në skenë, për t’i treguar popullit tonë por edhe gjithë botës, se ky vend ka djem e vajza që do të luftojnë dhunën dhe mizoritë e regjimit serb në Kosovë.
Ky projekt nderon historinë tonë më të lavdishme dhe shërben si dëshmi për gjeneratat e ardhshme, për luftën dhe sakrificën e popullit tonë!”, ka shkruar Lushtaku.

 

Në vendosjen e gurthemelit të këtij projekti morën pjesë edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, deputetët Mërigm Lushtaku e Ganimete Musliu dhe ish-komandati i UÇK-së, Jetullah Geci, si dhe zyrtarë të tjerë e qytetarë.

 

Dalja e parë e UÇK-së në skenë në fshatin Llaushë më 28 Nëntor të vitit 1997

28 nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.

Lexo edhe:  Pamjet prekëse nga varrimi i personave që humbën jetën nga tërmeti në Turqi  

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.