Nis largimi i barrikadave edhe në Mitrovicën e Veriut

Pas Rudarës, largimi i barrikadave nisi edhe në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, që është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, në Mitrovicën e Veriut.

Kështu raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.

Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri, që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor.

Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Lexo edhe:  “Ata na lanë në terr”, “ne do të jemi në ballë të detyrës”, VV sulmon opozitën me video të re për energjetikën