Nis ‘beteja’ mes dy ish banorëve të Big Brother: Driloni paralajmëron veprime ligjore ndaj Xhenetës
Drilon Rama ka reaguar pas publikimit të disa videove nga Xheneta, të cilat sipas tij kanë dëmtuar imazhin e tij.
Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, u bë e ditur se ka angazhuar një avokate për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të tij.
“Jemi duke punuar për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të tij. Shihemi shpejt!”, thuhet në postim, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt mund të ketë zhvillime të reja në këtë çështje.