Nipi i Adem Jasharit feston golin e Kosovës me tatuazhin e babait të tij në krahëror

Kombëtarja e Kosovës U19 sot ka fituar ndaj Ukrainës me rezultatin e thellë 0:4.

Kosova ka triumfuar me rezultatin e thellë dhe ka marrë tre pikë në kualifikueset e Europianit për të rinjë, shkruan LIG Sport.

Pas një goli të shënuar, erdhi edhe festa më e bukur ndonjëherë, nga nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Igball Jashari aktivizohet tek Kosova U19 dhe pas golit, ai bashkë me dy lojtarë tjerë festuan me shqiponjë, teksa Jashari tregoi tatuazhin e tij fantastik në krahëror, ku shihet babai i tij, Bekim Jashari në kohën e luftës.

Lexo edhe:  Mitrovicasit zgjohen me ‘alarm’ për ta siguruar biletën për ndeshjen Trepça – Peja