Ngritet për 2 euro çmimi i çajit në Kosovë, këto janë çmimet e produkteve bazike

Një javë më parë, çmimi i pakos me 800 gram i çajit të zi (çaj rusi) kushtonte 7.99 euro. Por java ka nisur me një ngritje të ndjeshme të çmimit të këtij produkti.

10 euro e 6 centë kushton pako me 800 gramë çaj në marketet kosovare.

Çmimet e produkteve bazike janë publikuar në faqen e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Aktualisht, një kilogram patate kushton 0.69 euro, një kilogram fasule 3.28 euro, 1.50 euro kilogrami i spinaqit, çaji 8.76 euro, ajka 1.48 euro, djathi 6.01 euro, kafeja 6.54 euro e mishi i zogut 7.22 euro.

Lexo edhe:  Haradinaj: Kurti po mundohet t’i fsheh mospajtimet me SHBA, për çështjen e sigurisë s’mund të kemi dallime