Ngritet aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh, dyshohet se i dha informacione BIA-s

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari për veprën penale të spiunazhit dhe mbajtja në pronësi, kontroll pse posedim të paautorizuar të armëve.

I pandehuri A.V akuzohet se ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës si dhe jetën e zyrtarëve shtetëror dhe të qytetarëve të saj.

Sipas njoftimit të PSRK-së, I pandehuri, informacionet dhe dokumentet e siguruara, ja kishte përcjellë zyrtarit të lart të BIA-së, R.G, shef i njërës prej Qendrave të BIA-së në territorin e Serbisë, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, i janë gjetur një armë e modelit Crvena Zastava, dhe një spërkatës gaz lotsjellës, të cilat i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Vdes një 5-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se u qëllua me armë zjarri