Ngritet aktakuzë ndaj 11 personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë  kundër 11 të pandehurve për krim të organizuar.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të dyshuarit akuzohen për blerje dhe shitje të substancave narkotike, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Më poshtë i keni akuzat për secilin të dyshuar:

Të pandehurit M. Q dhe F. M, dyshohen se kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I pandehuri M. Q, dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

I pandehuri Xh. Sh, dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Gjithashtu i pandehuri Xh. Sh. dyshohet se ka kryer veprën penale “dhënia e ndihmës kryerësve, pas kryerjes së veprës penale”.

Të pandehurit: G. A, Gj. R, S. B, B. R dhe N. M. , dyshohen se kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, substancave psikotrope dhe analoge.

I pandehuri  G. A, dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Të pandehurit V. P dhe F. A dyshohen se kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi  dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërkaq i pandehuri J. A dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Lexo edhe:  Maqedonasi shkakton aksident në Kosovë dhe tenton të ikë, 3 persona e rrahin e bëjnë për spital