Ngjarje e rëndë për familjen Thaçi në Ferizaj, 85-vjeçari gjendet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Sazli në Ferizaj, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sinjali mëson se viktima është Sulejman Thaçi, 85-vjeçar.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi i moshuari ishte gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetë.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët po ashtu kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Tmerrohet familja në Gjilan: Tre persona të maskuar u hyjnë në shtëpi, nën kërcënimin e armës i bëjnë "qyl"