Ngjarje e rëndë në Tiranë: Vdes 18-vjeçari pasi u ther me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 18-vjeçar ka vdekur pasi është plagosur me thikë.

Policia njofton se rasti i rëndë ka ndodhur pas një konflikti të çasteve mes disa personave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:  Kërcënohet ministrja Albulena Haxhiu, arrestohet personi i dyshuar