Ngjarje e rëndë në Spanjë: Katër persona humbin jetën duke punuar në minierë qymyri

Të paktën katër minatorë u vranë sot në një shpërthim në një minierë qymyri në rajonin verior spanjoll të Asturias, ndërsa tre u plagosën dhe dy të tjerë janë në kërkim, njoftoi qeveria rajonale.
“Ne po ndjekim me shqetësim aksidentin në minierën e Zarreut. Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje”, tha qeveria e Asturias në platformën e mediave sociale X

Lexo edhe:  Kurti: Projekti për ndërtimin e 4 mijë banesave për çiftet e reja do të nis këtë vit