Ngjarje e rëndë në Gjermani: Babai dyshohet se hodhi nga dritarja fëmijën e tij dy-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Gjermani. Një burrë 31-vjeçar po hetohet nga policia pasi dyshohet se ka hedhur qëllimisht nga dritarja fëmijën e tij vetëm dy vjeç.

Sipas raportimeve të “Bild”, ngjarja ndodhi në shtetin gjerman North Rhine-Westfalen, rreth orës 2 të mëngjesit.

Fëmija ra nga një lartësi prej katër metrash dhe përfundoi me lëndime të rënda në spital. Fatmirësisht, mjekët kanë konfirmuar se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në kujdes intensiv.

Ndërkohë, edhe babai – i dyshuari kryesor – është në kujdes intensiv, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore apo arsyet që mund ta kenë shtyrë drejt këtij akti.

Policia e Hagenit dhe prokuroria e Siegenit po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Lexo edhe:  “Nëse nuk del, te shpija t’vi”, polici nga Suhareka i del telashe me ish-burrin e mbesës së tij