Ngjarje e rëndë në Ferizaj – Vdes një punëtor pasi bie nga lartësia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur në vendin e tij të punës pasi ka rënë nga një lartësi në rrethana të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 19 qershor 2023 në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh policor, viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lexo edhe:  37-vjeçarit në Ferizaj hajnat ia thyejnë veturën dhe ia vjedhin armën, kërkon ndihmë në Polici