Ngjarje e dhimbshme për familjen Kryeziu, ky është personi që u gjet i vdekur në mes të rrugës
Gjatë ditës së sotme u raportua per një rast të rëndë të ndodhur në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një person u gjet pa shenja jete, në mes të rrugës.
Qytetari që e gjeti të shtrirë u trondit dhe kishte njoftuar menjëherë Policinë e Ambulancën, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se personi i cili u gjet i vdekur në rrugën “Halil Bytyqi”, është Sabit Kryeziu, 58-vjeçar.
Sinjali mëson se ekipi mjekësor kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku konstatoi se viktima kishte ndërruar jetë.
Në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur 58-vjeçari.
Lidhur me rastin vënë vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Hetim i vdekjes”.
(foto ilustrim)