Ngacmoi një të mitur, arrestohet burri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka ngacmuar një të mitur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Me datë 23.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj të miturës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Vetaksident në rrugën Gjakovë-Pejë, vetura del jashtë rrugës